Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Çmimi i patentës shkon në 85 mijë lekë, Blendi Gonxhja: Kjo është kosto reale

09:38 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patente
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja flet në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të patentës. Për të ky vendim i jepet fund njëherë e mirë të gjitha abuzimeve të kryera ndër vite nga autoshkollat, të cilët ofronin këtë shërbim me çmime “qesharake”.

“Kjo është një sfidë tatimore dhe fiskale. Do të ketë momente që ne do të jemi me ju për të ndarë lajme të mirë, ulje çmimesh, ulje tarifash. Në kuptimin e aktivitetit të sektorit të autoshkollave ishte kapur fundi. Nga tërmeti dhe pandemitë ne mezi morën veten. DPSHTRR nuk kishte as salla, kishte stalla. Është punuar prej vitit 2019 e këtej për të investuar në sisteme, në infrastrukturë. Është momenti që tregu i autoshkollave të vijë në standardin e duhur.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se, i njëjti program kombëtar që është në fuqi prej 10 vitesh, që janë 36 orë mësimi dhe 34 seanca, të kryhet nga këto subjekte. Ajo që ka ndodhur deri më sot është që ka invazion, fiktivitet të frikshëm. Shumë qytetarë e klientë janë bërë palë në këmbim të një çmimi për një shërbim të pabërë nga ana e autoshkollave. Kemi autoshkolla që deklarojnë që kanë bërë kurse 1 mijë-2 mijë lekë të reja. Pra, këtu ka një përgjegjësi ndër vite nga institucionet që duhet të kontrollonin. Shumë që ju përmendët është një vlerë që përfshin të gjitha elementët. Orën e mësimit e nxjerr 550 lekë, ndërsa koston e praktikës 1400 lekë për seancë.

Shoku për publikun është që ata nuk e kanë bërë këtë shërbim siç duhet. Ne nuk po rrisim asnjë çmim, por po standardizojmë një treg që ka abuzuar me këtë shërbim. Ka autoshkolla që kanë çmimet që afrohen ndaj kostos reale për kursin”,-tha në “A2cnn”.

Çmimi i patentës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.