Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola ka shpjeguar deklaratën që bëri gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë, ku tregoi se ishte dashuruar me një 77-vjeçar.
E ftuar në emisionin “Breaking”, ajo sqaroi se deklarata e saj është keqkuptuar.
“Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacioni ne vajzës. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online. Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam than dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj. Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota”, u shpreh Diola.