Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken takon kryeministrin grek, Mitsotakis: Greqia mbështet Ukrainën

22:33 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mitsotakis biden 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vizitës së tij në Turqi, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka mbërritur pasditen e së hënës në Athinë dhe është takuar në zyrën kryeministrore me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis.

Agjenda e bisedimeve me liderin grek sipas burimeve qeveritare ka pasur në qendër zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet greko-turke, megjithëse vlerësimi i Athinës është se dy fqinjët po hyjnë në një periudhë ku tonet do të jenë më të buta, për shkak të tërmeteve vrastare në Turqi. Vend të rëndësishëm kanë zënë në bisedë marrëdhëniet greko-amerikane si dhe çështja e Ukrainës.

“Kjo luftë e paprovokuar ka testuar aleancën tonë, por unë mendoj se ne kemi qenë në gjendje të përgjigjemi në mënyrën më të përshtatshme .Ju e dini që Greqia e ka mbështetur gjithmonë Ukrainën, gjithashtu duke ofruar ndihmë ushtarake. Është shumë e qartë se duhet të dërgojmë një sinjal se çdo formë revizionizmi dhe ndryshimi i kufijve me forcë nuk mund të tolerohet nga bashkësia ndërkombëtare e shteteve demokratike’- tha kryeministri Mitsotakis.

“Jemi tashmë në një vit të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, por partneritetet, aleancat, që kemi krijuar, janë të forta në mbështetje të saj  dhe unë duhet të duartrokas lidershipin e Greqisë si ndër të parët që i dhanë mbështetje Ukrainës në atë zonë, për tu rikthyer demokracia e cila po sfidohet nga agresioni rus. Jam këtu edhe për të inauguruar Dialogun e Katërt Strategjik mes vendeve tona, që është një mjet për të forcuar realisht edhe më shumë partneritetin që kemi në baza dypalëshe.”– tha sekretari Blinken.

Blinken që ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se është vizita e tij e parë në vendlindjen e demokracisë ka theksuar se SHBA e shohin Greqinë si  një qendër të sigurisë energjetike në rajon, në një moment madje kur marrëdhëniet dypalëshe  janë në nivelin më të mirë.

Përveç takimit me homologun e tij Nikos Dhendias mëngjesin e së martës në inagurimin e raundit të 4-të të Dialogut Strategjik Greqi-SHBA dhe konferencës për shtyp, në agjendën e vizitës është përfshirë edhe takimi me kreun e opozitës greke Aleksis Tsipras.

biden mitsotakis Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.