Presidenti rus Vladimir Putin këtë të martë, do të mbajë fjalimin për gjendjen e kombit në Asamblenë Federale Ruse. Lideri rus do t’i drejtohet të dy dhomave të parlamentit dhe do të përshkruajë qëllimet për vitin e dytë të pushtimit në Ukrainë.
Poa shtu Putin do të përditësojë elitën politike dhe ushtarake mbi gjendjen ku ndodhet operacioni i tij special ushtarak në Ukrainë, me shumë “kureshtarë” që duan të mësojnë planet e tij për vitin e ardhshëm.
Fjalimi i presidentit vjen disa ditë para 1 vjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë dhe një ditë pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev, ku ai premtoi mbështetje të vazhdueshme financiare dhe ushtarake.
