Tërmetet që vijojnë të bien në Turqi, bëjnë që gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur të theksojë se provinca që u godit mbrëmë, Hatay, për një kohë nuk do të ketë probleme me tërmete. Po ashtu ai paralajmëron edhe Stambollin dhe Qipron që të kenë kujdes.
“Miq, në Hataj ka pasur tërmete 6.4 e më të vogla. Pas tërmeteve të Marashit, ne prisnim tërmete të kësaj magnitude në Hatay dhe Adana. Në fakt unë, Celal Şengör dhe miqtë tanë të gjeoshkencës e njoftuam. Kjo ndodhi në Maraş. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe në Adana dhe Qipro.
Këto paralajmërime bazohen në transferimin e energjisë në rajon. Po kështu, për arsye të ngjashme duhet të jemi të kujdesshëm në çarjet e Malatya, Ovacık dhe Nazimiye-Karakoçan rreth Malatyas. Është e dobishme që autoritetet dhe njerëzit tanë të jenë të kujdesshëm”, shkroi ai.
Tre persona humbën jetën në tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 që goditën mbrëmë provincën e Hatay të Turqisë në kufirin me Sirinë. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, duke nënvizuar se 213 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që vijojnë operacionet e kërkimit në tre ndërtesa të shembura.