Numri i personave me diabet në Shqipëri ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit. 6500 deri në 7500 raste të reja diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, por sipas mjekëve kjo shifër mund të jetë më e lartë.
Specialistët sqarojnë se diabeti po prek edhe moshat e reja dhe se pandemia çoi në një shpërthim të kësaj sëmundje që nuk ishte hasur më parë.
Në një kohë kur sëmundja e diabetit po konsiderohet një sëmundje në rritje, mjekët e kujdesit shëndetësor ngrenë alarmin për dëmet që shkakton diabeti në sytë e pacientëve, pasi 40% e tyre preken nga retinopatia diabetike dhe 1% e tyre janë të verbuar.
