Një adoleshent është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi është konfliktuar me avokaten E.K dhe përmbaruesin E.M.
Ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, 17-vjeçari ka kanosur për shkak të detyrës përmbaruesin dhe avokaten, të cilët kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti.
Edhe 10 familjarë të të riut janë proceduar penalisht, sepse nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë që kanë qenë në mbështetje të përmbaruesit, për zbatimin e vendimit të Gjykatës.
