Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Plas skandali, qeveria shpenzon 250 milionë euro për trena që nuk hyjnë dot në tunele

20:58 / February 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treni spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Furnizimi i trenave që nuk mund të kalojnë nëpër tunelet e rajoneve të Asturias dhe Cantabria, është kthyer në një skandal në Spanjë.

Menjëherë pas skandalit, nënsekretarja e Transportit të Spanjës dhe dorëheqjen. Qeveria spanjolle ka harxhuar rreth 250 milionë euro për ndërtimin e trenave.

Qeveria spanjolle pohon se gabimi u zbulua herët për të shmangur humbjet financiare. Megjithatë, rajoni i Cantabria kërkoi kompensim.

Kompania Renfe i ka porositur trenat që në vitin 2020, por në 2021-shin prodhuesi CAF kuptoi se dimensionet që i ishin dhënë për trenat ishin të pasakta dhe e ndaloi ndërtimin.

Dy dorëheqjet u paraprinë nga shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë muajin e kaluar, njëri në (Renfe) dhe tjetri në kompaninë shtetërore të infrastrukturës hekurudhore (Adif), por këto rezultuan të pamjaftueshme për të shuar zemërimin e qytetarëve spanjollë për planifikimin e dobët dhe vonesa pasuese.

“Që nga momenti kur mësova për këtë çështje, bëra gjithçka që munda për të gjetur se çfarë ndodhi dhe për të gjetur një zgjidhje. Që në fillim kemi pranuar përgjegjësinë, kemi kërkuar falje, kemi pranuar gabimin dhe kemi vendosur përgjegjësinë. Kemi filluar edhe një auditim të brendshëm dhe kemi ngritur një grup pune për të gjetur një zgjidhje dhe për të përshpejtuar ndërtimin e trenave”, tha ministrja e Transportit e Spanjës, Raquel Sanchez.

Megjithatë, qeveria ka këmbëngulur deri më sot se gabimet u identifikuan përpara se të trenat dhe se nuki ka humbur asnjë nga paratë e spanjollëve. Sakaq, është shtuar se do të ishte problem nëse do të ndërtoheshin trena më të vegjël që nuk përmbushnin pritjet e udhëtarëve.

Përpara zgjedhjeve rajonale dhe bashkiake në fund të majit dhe zgjedhjeve të përgjithshme përpara fundit të vitit, Partia Popullore (PP) konservatore e opozitës u përpoq të paraqiste trenat si dëshmi të mëtejshme të qasjes së dobët të qeverisë ndaj politikës.

plas skandali Spanje trena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.