Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare, nuk do të jetë nesër në seancë plenare në Kuvend. Berisha ka bërë të qartë që demokratët do të vijojnë aksionin opozitar brenda dhe jashtë parlamentit.
Protestat e opozitës do të vijojnë edhe para Parlamentit. Berisha në protestën e fundit e la disi evazive nëse do të kishte apo jo protesta para Kuvendit, por dje në Këshillin Kombëtar tha se krahas përgatitjeve për protestën e 3 marsit duhet të vijojnë dhe protestat para parlamentit. Për këtë arsye të enjten pritet që mbështetës të opozitës të jenë para Kuvendit për të protestuar.
Sali Berisha që nga momenti që vendosi me Kryesinë që më datën 3 Mars të zhvillohet protestë kombëtare ka kryer disa takime me strukturat e PD. Ai është takuar edhe me drejtuesit politikë të qarqeve ndërsa ditën e djeshme u takua me Këshillin Kombëtar. Fokusi në këtë mbledhje ka qenë tek protesta.
