Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste, duke thënë se kjo e fundit ka dhënë urdhër që ai të merret në pyetje nga SPAK.
Ai tha se i vjen keq që harxhohet kohë me këtë çështje, ndërkohë që në Prokurori ka dhjetëra dosje me kallëzimet që ka bërë për korrupsionin dhe inceneratorët.
“Më vjen keq që harxhohet kohë për gjëra të tilla ndërkohë që këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra për ligjet me porosi, për miliarda euro dhe gjithë të tjerat, por unë nuk ndalojë askënd që të më drejtojë pyetje. Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta në SPAK, janë dhënë nga Kongresi i Partisë. Meta është i hapur dhe transparent dhe mezi po presim që për ato filmat që vazhdojnë të vidhen miliona euro te inceneratorët të ketë veprime konkrete”, tha Meta.
