Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Shqipërisë i humbi një artiste e madhe”/ I jepet lamtumira e fundit aktores Mimika Luca

16:26 / February 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1677075994 finalprojekt.00263811.Still021
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të afërm, kolegë dhe miq të familjes Luca i kanë dhënë sot lamtumirën aktores së njohur të skenës shqiptare, Mimika Luca, e cila u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Altin Basha: Humbja e zonjës Mimika Luca nuk është një humbje e madhe vetëm për familjen e saj. Është një humbje e madhe për familjen e artit shqiptar. Ajo është një figurë ikonike e Teatrit Kombëtar shqiptar, është një figurë fondamentale, një themeluese e tij dhe padyshim që ikjet e figurave të tilla tronditin gjithë trashëgiminë tonë. Ajo vetëm fizikisht do të mungojë, sepse puna dhe vepra e saj rezonon në pavdekësi. Ajo e ka lënë gjurmën e saj të pashlyeshme në panteonin e vlerave të teatrit shqiptar. Shpresoj që ne dhe brezat e ardhshëm ta mbajmë gjallë kujtimin e tyre si një model se si artisti mund ta zhvillojë aktivitetin e tij në modesti, por në madhështinë e vlerave që krijon në artin e tij.

Bujar Kapexhiu: Është e dhimbshme kur mendon që ikën një njeri i afërt, jo vetëm i familjes, por i shoqërisë, një njeri me të cilin ke punuar dhe ke dhënë gjithë pasionin. ishte një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, si në art ashtu dhe në kinematografi. Sa pak kemi mbetur. Jemi krenarë, Jemi të qetë nëse do themi që me punën e tyre kanë lënë në artin shqiptar një gjurmë që nuk do të harrohet. Mimika është një nga yjet e artit shqiptar, e cila nuk do të shuhet kurrë. Pasioni i saj është i jashtëzakonshëm. Urojmë që brezi i ri të ndjekë rrugën e kësaj tradite.

Raimonda Bulku: Ishte një aktore e veçantë, me një mënyrë interpretimi shumë të veçantë, e ngrohtë. Aktore dhe pedagoge shumë e mirë. Më vjen keq që vitet e fundit nuk kishte një punë që ne ta ruanim.

homazhet Mimika Luca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.