Një burrë i njohur si “pacienti i Duseldorfit” është bërë personi i tretë i shpallur i shëruar nga HIV pas marrjes së një transplanti të qelizave staminale që trajtoi gjithashtu leuçeminë e tij. 53-vjeçari ka kryer transplantin në Gjermani, por ende nuk i është bërë i ditur emri.
Dy raste të tjera me HIV dhe kancer, pacientë në Berlin dhe Londër, janë raportuar më parë si të shëruar pas një procedure me rrezikshmëri të lartë. 53-vjeçari u diagnostikua me HIV në vitin 2008, më pas tre vjet më vonë me leuçemi mieloide akute, një formë kërcënuese për jetën.
Në vitin 2013 ai kishte një transplant të palcës kockore duke përdorur qeliza nga një dhuruese femër me një mutacion të rrallë në gjenin e saj CCR5. Është zbuluar se mutacioni ndalon HIV-in të hyjë në qeliza. Pacienti më pas ndërpreu terapinë antiretrovirale për HIV në 2018.
Katër vjet më vonë, testimi i vazhdueshëm nuk gjeti asnjë gjurmë të HIV-it që u kthye në trupin e tij. Studimi tha se “ky rast i tretë i kurës së HIV-1” i cili ofron informacione të vlefshme që shpresohet se do të udhëheqin strategjitë e ardhshme të kurimit të Hiv.