Në fjalën e tij para protestuesve para Parlamentit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë. Sipas Metës, kreu i qeverisë është në gjendje shumë të rëndë dhe se vendi po vuan nga ajo që ai e quajti “kartonokracia”.
“Do të ikë e do të ikë njëherë e përgjithmionë bashkë me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se çdo pushtues i huaj. Ka pasur pushtues që kanë lënë disa vepra të mira në këtë vend ndërsa ky sekt bastardësh vetëm dëme i ka bërë vendit tonë.
Unë vij nga PS, ju e dini mirë edhe socialistët që më dëgjojnë e dinë mirë, duhet t’ju them një histori se si shpjegohet që u katandis ky Parlament që përjashtohet profesor Edmond Spaho, profesor Tritan Shehu, tërë ato gra e deptuetë të nderurar për një fjalë goje.
Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuar dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia“, tha Meta.
