Një aksion blic i policisë së Vlorës, FNSH dhe forcave Shqiponja i nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe i përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë arrestimin e Denis Karafilit si dhe shpalljen në kërkim të Inez Hajrullës, OIsi Koçeli, Erand Hoxhja dhe Klaus Islamaj.
Emri i Inez Hajurllës është bërë edhe më i njohur kur në vitn 2019, i shpëtoi mrekullisht një atentati në një skemë tipike eliminimesh mafioze.
Ai mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe te zona e njohur “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Edhe emri i Denis Karafilit, (i arrestuar), është i njohur nga dëshmia e Inez Hajrullës, si shoqëruesi i tij.
