Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael

13:51 / February 23, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 135
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Militantët në Gaza hodhën raketa dhe autoritetet izraelite kryen sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza-Izrael, një ditë pasi 11 palestinezë humbën jetën gjatë një sulmi në Bregun Perëndimor.

Sipas autoriteteve në Izrael nga Rripi i Gazës gjatë natës janë lëshuar gjashtë raketa, nga të cilat pesë raketa janë rrëzuar, ndërsa një tjetër ka rënë në një zonë të hapur, por aktualisht nuk raportohet për të lënduar.

Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ku përveç 11 viktimave u plagosën më shumë se 100 njerëz.

Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me raketa, por bëri të ditur se kishte të drejtë të mbrohej kundër agresionit izraelit.

Grupet palestineze në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza bënë thirrje për një grevë të përgjithshme të. Shkollat, universitetet dhe bankat në Gaza nuk u hapën pasi aktivistët dolën në rrugë duke u bërë thirrje bizneseve të qëndrojnë të mbyllura.

Egjipti dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë angazhuar si ndërmjetësues për ta qetësuar situatën.

Gaza-Izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.