Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Putini me sytë nga Mesdheu, alarmohet Italia : Në Mesdhe po shtohen anijet ruse, rrezik për incidente

17:07 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rusia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia ka një sjellje agresive të pazakontë në Mesdhe dhe po rrit flotën e saj të anijeve në detin që lag dhe Shqipërinë. Alarmi është dhënë nga marina detare italiane, që saktëson se ky numër i anijeve të Moskës nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë.

“Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Kjo nuk përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për territorin kombëtar, por shton ndjeshëm tensionet. Rusët kanë një sjellje agresive që nuk ishte e zakonshme në Mesdhe, e cila më herët ishte e dukshme vetëm në Baltik. Ka rrezik për incidente të mundshme dhe kur ndodh një incident të kësaj natyre, nuk dihet kurrë se si mund të përfundojë”, deklaroi Enrico Credendino, shef i shtabit i Marinës Italiane.

Gjatë dëshmisë në Komisionin e Mbrojtjes të parlamentit Italian, kreu i marinës detare paralajmëroi se rusët i kanë hedhur sytë edhe nga deti Jon.

“Në Mesdheun, me shumë fluks, ekziston një ekuilibër i paqëndrueshëm. Nuk ishin parë kurrë katër grupe avionëmbajtësish të aleatëve: një Italian, një francez, një amerikan dhe anija amfibe spanjolle. Rusët arrijnë deri në Jon pa asnjë problem dhe mësyjnë detin Jon me një grup detar me tre anije moderne. Anija më moderne e Rusisë, ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut dhe posedon raketa hipersonike, të cilat nuk e dimë nëse janë efikase ose jo, por këtë do ta shohim. Ajo anije do të hyjë në Mesdhe. Situata është komplekse dhe turbulente. Rreziku për incidente është i lartë.”

Kjo nuk është hera e parë që një shtet i NATO-s ngre alarmin për shtimin e rrezikut në Mesdhe nga anijet ruse, kjo edhe për shkak të rritjes së tensioneve mes perëndimit dhe Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

anije mesdhe Rusia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.