Emisione televizive do shikojmë nga banorët e “Big Brother Albania Vip 2”. Kjo ishte detyra e dhënë nga Vëllai i madh për banorë të cilët duhet të ndajnë rolet, duke filluar nga moderatorët te temat e tek të ftuarit.
Luizi ndihmoi Kristin për zgjedhjen e të ftuarve, në një emision politik. Duke qenë se Kristi është në rolin e Grida Dumës, Luizi i sygjeroi që ta zgjidhte atë për rolin e deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Luizi nuk harroi as Oltën për të cilën tha se do i shkonte roli i ish-ministrit Arben Ahmetaj.
“Ti Kristi bëj Gridën, unë bëj Salianjin, Olta bën Ahmetajn, tigrin”,-thotë Luizi ndërsa nuk mban të qeshurën.