Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e nisi me një minutë heshtje konferencën e përjavshme me gazetarët në selinë blu, kjo për në përvjetorin e luftës së Ukrainës. Berisha tha se presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës pa asnjë shkak. Berisha tha se dënon këtë sulm.
“1 vit më parë, diktatori mizor urdhëroi trupat të sulmojnë pa asnjë shkak, pa asnjë arsye një komb një vend të lirë të pavarur demokratik një fqinj dhe në rrafshin etnik një komb vëlla. Në të njëjtën kohë ai lëshoi kërcënime të fuqishme ndaj vendeve të NATO dhe potencialin e përdorimit të armëve bërthamore.
Ky agresion në fillim shtangu dhe tkurri për një moment Europën dhe botën të cilat përjetonin me ankth ditët e numëruara të rënies së Kievit. Ndërkohë që të tjerët prisnin dh e paralajmëronin çështje ditës kapitullimin e Ukrainës, Zelensky forcat e armatosura dhe kombi ukrainas u ngritën në zenitin e guximit, trimërisë atdhetarisë me një qëndresë epike shndërruan në hekurishte autokolonat që po marshonin drejt Kievit”, tha Berisha.