Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e opozitës, Spiropali: Kush tenton t’i vërë flakën këtij vendi, do digjet vetë

17:32 / April 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elisa spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme që opozita mbajti ditën e djeshme, e cila zgjati për rreth katër orë. Ajo tha se kush tenton t’i vërë flakën këtij vendi do digjet edhe vetë.

“Pa asnjë ide tjetër përveç shkatërrimit dhe asnjë qëllim tjetër përveç shantazhimit të shumicës me ura zjarri në gjuhë dhe në duar, këta udhëheqës të diskredituar,  me një çetë punonjësish të bashkive të djathta e me një grusht të rinjsh të qorruar nga propaganda e tyre e sherrit dhe e dhunës, lanë kokrrën e namit në atë që e trumbetuan si ditën e ikjes së Edi Ramës e të qeverisë!

“Mësynë bulevardin, Kryeministrinë dhe Parlamentin e Shqipërisë, si një trup pa kokë dhe  pa sy, lëshuan piskamat e ngjirura nga fyti i liderit që lider kurrë nuk bëhet dhe e mbyllën me turp, duke dhunuar policinë dhe duke i vënë zjarrin pronës publike dhe private. Për disa orë rresht forcat e policisë  u sulmuan me kapsolla, zjarri e benzinë dhe u plagosën pabesisht nga këta të çoroditur që vejevinin tek ura e tabakëve, në kërkim të sherrit, konfliktit, rrëmujës e hatasë që kanë në kokat e tyre boshe.

Respekte për vetpërmbajtjen dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, që bëri edhe njëherë diferencën mes shtetit e antishtetit; qytetarisë e barbarisë; dinjitetit e pabesisë.

Ca prapashtojca politike dhe mediatike të asaj që nisi si protestë e përfundoi si vandalizëm, u lëshuan gojështhurrur e mendjehumbur, për të komentuar si normalitet demokratik, atë që e është një dështim politik, moral, po edhe thjesht logjik, i një opozite që s’ka asgjë përveç ankthit të të mbyturit që kërkon të të mbysë.

Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit dhe organet e drejtësisë që duhet t’u tregojnë vendin nxitësëve dhe ekzekutuesve të dhunës. Nje thirrje per çdo njeri normal ndër ata që kanë të gjithë të drejtat e botës të mos e kenë votuar e as te mos e duan këtë qeveri, por duhet ta kuptojnë se alternativa e dhunës dhe e rremujës dëmton vetë atë, njeriun normal; dëmton ekonomine e tij, dëmton perspektivën e familjes së tij, të fëmijëve të tij, dëmton Shqipërinë që ka nevojë për më shumë ide e projekte, jo për më shumë piskama e kapsolla.

Vetëm një humbës pa fantazi si Lulzim Basha, mund të mendojë se do te rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut!  Sidoqoftë një gjë të mos e harrojë askush.  Me kapsolla e me zjarre nuk merret pushteti, po vetëm damka e të paaftit për të parë, dëgjuar dhe menduar. Nga ana tjeter, me këta pa këta, hyjnë në zgjedhje, s’hyjnë në zgjedhje, ne do te vazhdojmë drejt dhe do të fitojmë përsëri, jo për vete po për Shqipërine që duam”, tha Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Ibrahimaj për Rilindjen Urbane 2.0: Zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi

11:54 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.