Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Tirana është në rrugë të mbarë për të qenë kryeqendra e shqiptarisë dhe e gjithë Ballkanit

12:40 / February 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 02 26 at 12.27.54
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mesazhin e tij, për zhvillimin e turizmit në Tiranë në 8 vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kryeqyteti është në rrugë të mbarë për të qenë jo vetëm kryeqendra e shqiptarisë, por një qytet i denjë europian, në zemër të Ballkanit, dhe pika kryesore e gravitetit në të gjithë rajonin tonë. Veliaj tha se viti 2022 ishte një vit historik me mbi 1000 aktivitete, kur Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Organizuam evente të mëdha, siç ishte Sunny Hill Festival, koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, Ermal Metës, aktivitete me sukses në javët e kulturës. Organizuam me sukses të plotë Samitin e BE-së, hera e parë që i gjithë lidershipi i Europës vinte në Ballkan dhe zgjodhi Tiranën. Unë jam i bindur se këtë histori suksesi të 2022-shit do ta përsërisim edhe këtë vit si Qyteti Europian i Sportit 2023, sepse nëse duam ta thërrasim këtë kryeqytet metropol duhet të bashkëpunojmë që të zhvillohemi si metropol”,-u shpreh Veliaj.

Ai përmendi disa nga projektet e tjera kulturore dhe artistike. “Bashkë me Qeverinë dhe Kryeministrin Rama duam të çojmë përpara disa projekte të rëndësishme, siç është Teatri i Ri, një teatër modern që edhe nga ana e arkitekturës do të ketë vizitorë, Muzeun e Artit Modern, që duam ta realizojmë te Bulevardi i Ri dhe Parkun e Liqenit të Farkës, që duam ta kthejmë në një mushkëri të dytë të Tiranës edhe për aktivitete sportive. Ne nuk kemi kohë për të humbur me gjuhën e zullumeve, konflikteve dhe stërkëmbëshave. Jemi këtu për të punuar dhe për të ecur së bashku përpara”,-deklaroi kryebashkiaku. Veliaj dha edhe një shembull që bën dallimin e thjeshtë mes Tiranës dje dhe Tiranës sot.

“Dua t’ju ftoj të gjithëve në një reflektim, sidomos ata që si puna ime kanë lindur dhe janë rritur në Tiranë dhe e mbajnë mend edhe Tiranën e viteve ’80: Le ta krahasojmë për një çast atë 15-katëshin, dikur ndërtesa më e lartë e Tiranës, krenaria e komunizmit, që kishte bërë 15 kate pallat, me InterContinentalin që po ngrihet pas tij në pronë private. Duhet ta shohim si diferencën mes Tiranës së djeshme dhe së nesërmes. Tirana sot s’ka si të jetë si Tirana dje. Zhvillimi, zmadhimi, zgjerimi janë të pashmangshme. Nuk mund ta fusim në një shishe si relike të vogël, si ato anijet në miniaturë që shiten në tregjet për turistët e vendeve bregdetare”,-u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.