Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, SHBA: Vendet të angazhohen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre

23:39 / February 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tension
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara përshëndetën angazhimin izraelit dhe të palës palestineze për të ulur tensionet dhe parandaluar dhunën e mëtejshme. Përmes një deklarate, këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha se “ne e pranojmë se takimi ishte një pikë nisjeje dhe se ka shumë punë për të bërë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë si për izraelitët dhe palestinezët”.

Gjatë një takimi të dielën, në Jordani mes zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë, Izraeli u zotua të ndalë autorizimin për vendbanime të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor për gjashtë muaj. Palët u zotuan të ulin tensionet mes tyre.

Në një deklaratë të përbashkët në fund të një takimi në qytetin Akaba, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se do të bashkëpunonin nga afër për të parandaluar “dhunën e mëtejshme” dhe “riafirmuan domosdoshmërinë e angazhimit për të ulur tensionet në terren”.

Vendi pritës Jordania, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, e konsideruan “këtë mirëkuptim si përparim të madh drejt rivendosjes dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy palëve”, thuhet në deklaratë.

Në takim ishte edhe këshilltari i Presidentit Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk.

Takimi u mbajt ndërsa po rritej shqetësimi për përshkallëzim të tensioneve në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit që fillon në fund të marsit. Fraksionet palestineze, përfshirë grupin Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, dënuan pjesëmarrjen e palës palestineze në takim.

izrael Palestina tensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.