TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

23:58 / March 28, 2023

Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

23:45 / March 28, 2023

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023

EURO 2024/ Skocia trondit Spanjën, Turqia e pëson nga Kroacia në shtëpi

23:24 / March 28, 2023

Kiara Tito publikon mesazhin “e koduar”

23:13 / March 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, SHBA: Vendet të angazhohen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre

23:39 / February 26, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtetet e Bashkuara përshëndetën angazhimin izraelit dhe të palës palestineze për të ulur tensionet dhe parandaluar dhunën e mëtejshme. Përmes një deklarate, këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha se “ne e pranojmë se takimi ishte një pikë nisjeje dhe se ka shumë punë për të bërë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë si për izraelitët dhe palestinezët”.

Gjatë një takimi të dielën, në Jordani mes zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë, Izraeli u zotua të ndalë autorizimin për vendbanime të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor për gjashtë muaj. Palët u zotuan të ulin tensionet mes tyre.

Në një deklaratë të përbashkët në fund të një takimi në qytetin Akaba, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se do të bashkëpunonin nga afër për të parandaluar “dhunën e mëtejshme” dhe “riafirmuan domosdoshmërinë e angazhimit për të ulur tensionet në terren”.

Vendi pritës Jordania, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, e konsideruan “këtë mirëkuptim si përparim të madh drejt rivendosjes dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy palëve”, thuhet në deklaratë.

Në takim ishte edhe këshilltari i Presidentit Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk.

Takimi u mbajt ndërsa po rritej shqetësimi për përshkallëzim të tensioneve në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit që fillon në fund të marsit. Fraksionet palestineze, përfshirë grupin Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, dënuan pjesëmarrjen e palës palestineze në takim.

izrael Palestina tensione
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023

Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

22:41 / March 28, 2023

Papa Françesku kërkon të ndërmjetësojë konfliktin mes kishave ortodokse në Ukrainë

22:28 / March 28, 2023

Shiste me çmim të lartë armët e cilësisë së ulët, arrestohet kreu i departamentit detar të gardës ruse

22:22 / March 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia jep detaje: Një person qëlloi në ajër

22:34 / March 28, 2023

Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis

21:39 / March 28, 2023

Top Channel në zi, nisje e pazakontë e spektaklit Big Brother VIP

21:17 / March 28, 2023

Plani rus për vrasjen e ministrit italian, gazetarja nga Roma: Prej kohësh ka një vëmendje të shtuar ndaj trupave mercenare ruse

20:38 / March 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

23:58 / March 28, 2023

Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

23:45 / March 28, 2023

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.