Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet shoferi i autobusit që shkaktoi aksident në Tiranë

23:28 / February 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoferi i urbanit të Unazës, 62-vjeçari Agron Xhafa, i cili u përfshi në një aksident të shumëfishtë në kryeqytet mesditën e sotme është arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithçka ndodhi rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, ku autobusi i linjës së Unazës u përfshi në aksident duke goditur edhe 9 automjete të tjera.

Siç mund të dallohet edhe nga kamerat e sigurisë, autobusi godet fillimisht një makinë tip Audi dhe më pas mjetin tip Porsche. Ky i fundit nga forca e goditjes shkatërron stacionin e urbanit dhe pastaj përplaset me pemën, e cila i shpëton jetën një kalimtareje. Autobusi ende në lëvizje për shkak të forcës shtytëse ndryshon drejtim, duke u përplasur dhunshëm edhe me makinat e tjera.

Fatmirësisht u raportua vetëm për të dëmtuar, mes të cilëve edhe shoferi i urbanit. Një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në përplasje tha se autobusi ka qenë me shpejtësi tepër të lartë në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Ishte shumë shpejt.”

E ndërsa zyrtari i policisë rrugore Taulant Gjoka tha se shkaqet po hetohen.

“Sa më parë të kemi një verdikt lidhur me shkaqet e aksidentit rrugor do t’ua bëjmë me dije.”

Gjatë kontrollit për alkool që i është bërë drejtuesit të urbanit në spital nuk ka rezultuar që të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Ndërkohë testeve për drogë dhe alkool do ti nënshtrohen edhe shoferët e tjerë të mjeteve që u përfshinë në ngjarje. Hetimi i aksidentit do të përfshijë edhe një akt-ekspertim teknik për të parë nëse ka pasur probleme teknike apo elektrike.

agron xhafa arrestohet autobusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.