Çfarë po ndodh me rininë shqiptare në Tik-Tok? Ditët e fundit, në media kanë qarkulluan video shqetësuese të dhunës. Këtë herë janë vajzat e klasës së gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore,që janë përleshur.
Shkak i dhunës është bërë një konflikt banal dhe pamjet janë hedhur në rrjete sociale. Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, shfaqja shihet nga bashkëmoshatarët e tyre.
Video është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk ka ende informacion se në çfarë kohe është filmuar. Disa ditë më parë, 4 nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë po ashtu u përfshin në një ngjarje të tillë.
