Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vëllai sinjalizonte për policë, i dehuri në timon transportonte 13 emigrantë. Të dy në pranga

09:38 / February 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Midnight 6” u kurorëzua një operacion i policisë së Korçës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili në gjendje të dehur transportonte 13 emigrantë, për të kaluar kufirin ilegalisht. Në pranga u vu edhe vëllai i tij, pasi shoqëronte me një automjet tjetër, automjetin që transportonte emigrantët, për të sinjalizuar praninë e policisë në rrugë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimeve monetare, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 6”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Laprakë, Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjeteve tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. P., dhe tip “BMW” me drejtues shtetasin A. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ky shtetas do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi E. P. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, shtetasi A. P. shoqëronte me automjetin tip “BMW”, automjetin që transportonte emigrantët, për të sinjalizuar shtetasin E. P., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

emigrante Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.