Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Djali i bosit mafioz lidhet me mbesën e atij që i vrau të atin

12:15 / February 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 168
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes bandave rivale ka edhe dashuri. Mediat në Itali kanë publikuar një histori dashurie mes dy të rinjve në klanet mafioze të vendit. Bëhet fjalë për një rast në Palermo, ku djali i një bosi të vrarë të mafias u dashurua me mbesën e vrasësit.

“Duhet të ndahen”, ishte më pas verdikti i familjes së vajzës që po tentonte të mbulonte ngjarjen e rëndë. 9 vite më parë, xhaxhai i vajzës kishte vrarë babanë e të dashurit të saj, Giuseppe Di Giacomo. E vërteta doli në dritë falë përgjimeve të policisë që arrestoi vrasësin.

Kur ishte ende i vogël, nëntë vite më parë ai u bë edhe dëshmitar i krimit. Një burrë me fytyrë të mbuluar qëlloi në drejtim të babait të tij duke i marrë jetën. Zgjedhjet e tij sentimentale, pasi u rrit, çuan në arrestimin e autorit të vrasjes.

Përgjimet

Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqet t’i shpjegojë gruas së tij pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos po e shqetësonte. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai e humb durimin.

Në dialekt ai i thotë “A s’e kupton që e ka vrarë Toni?” Frika e familjes së vrasësit ishte se djali po vepronte “në hakmarrje” duke ditur të vërtetën për krimin e babait.

Pas mbylljes së hetimeve, u vu në pranga edhe xhaxhai i vajzës i cili kishte vepruar në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti, i cili e kishte parë si kërcënim Di Giacomo-n. Të dy ishin në garë për udhëheqjen dhe biznesin e distriktit të Palermos të Porta Nuova.

Tommaso Lo Presti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026

Rita Ora në telashe? Kompania mbyllet, ish-menaxherja e padit

21:40 / October 2, 2026

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.