Një 30-vjeçar me origjinë nga Shqipëria u arrestua nga policia italiane.
I riu, banues në Montesilvano, në gjendje të dehur, kanosi klientët e një lokali dhe më pas kërcënoi pronarin. Ndërsa, dëmtoi edhe ambientin, duke përplasur në tokë disa karrige.
Pas njoftimit dhe ardhjes së karabinierëve, 30-vjeçari iu sul edhe këtyre të fundit, duke i kundërshtuar dhe përleshur me ta.