Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë.
Magnituda ka qenë 4.2, me epiqendër në Shezë të Peqinit. Ndërkohë, thellësia ka qenë 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lushnje e Elbasan.
Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për dëme materiale.