Dhjetëra qytetarë u mblodhën në stacionin qendror të Larisës, Greqi, pas përplasjes fatale të dy trenave, ku kërkonin informacion rreth familjarëve të tyre që ishin pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident.
Nikos Makris dhe gruaja qëndronin të ulur në trotuar jashtë spitalit duke pritur që të merrnin informacione për nusen e tyre.
Tronditëse është edhe dëshmia e një babai që në momentin e përplasjes po fliste në telefon me të bijën.
“Vajza më telefonoi dhe më tha: ‘po digjem.’ Më tha që flokët po i merrnin flakë dhe po ulëriste.”
Një i mbijetuar e ka përshkruar momentin e përplasjes me detaje të rënda.
“Kishte panik, zjarri shpërtheu menjëherë dhe na rrethoi pasi vagoni u kthye përmbys”, tregoi një pasagjer 28-vjeçar për mediat.
