Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Laç-Milot, në afërsi të fshatit Shullaz.
Një automjet është përmbysur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
