Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Amos pranon hapur se ka lënë dikë jashtë para nisjes së BBV

15:41 / March 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amos dea mishel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Amos Zaharia, vijon të jetë aktiv me intervisa të ndryshme. Së fundmi, i ftuar në “Big Brother Radio”, aktori ka folur sërish rreth eksperiencës së tij në format, veçanërisht për marrëdhënien e tij me Dea Mishel.

“Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë. Me Dean, nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur”– tha ai.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se ka qenë në një lidhje, ‘open relationship (marrëdhënie të hapur)’, kur u fut në “Big Brother Vip.”

“Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë, ishte pak a shumë si një open relationship, diçka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem. E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte, mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror. Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova. Nuk di çfarë të them”-tha Amosi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026

Rita Ora në telashe? Kompania mbyllet, ish-menaxherja e padit

21:40 / October 2, 2026

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.