Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kërcënoi me armë 24-vjeçarin/ Policia arreston të moshuarin në Elbasan

16:55 / March 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
728 412 elbasan 960x518 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bie në prangat e policisë 60-vjeçari me iniciale A.G., i cili kanosi me armë zjarri një 24-vjeçar në Elbasan. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve për motive të dobëta.

“Kanosi për motive të dobëta një 24-vjeçar, me një armë artizanale të modifikuar si armë zjarri, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë në vendngjarje, identifikohet dhe arrestohet 60-vjeçari.

Sekuestrohet arma artizanale e modifikuar si armë zjarri dhe municion luftarak.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në bulevardin “Aqif Pasha”, dyshohej se një shtetas kishte kanosur me një armë, për motive të dobëta, një 24-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. G., 60 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, rezultoi se ky shtetas kishte kanosur për motive të dobëta, me një armë artizanale të modifikuar si armë zjarri, një 24-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e përdorur për kanosje dhe një fishek luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

arme arrestime Elbasan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.