Gjykata e Milanos ka lënë në burg të dyshuarit që vranë dhe murosën një shqiptar 6 vite më parë në Itali. Urdhëri për ekzekutimin makabër të shqiptarit dyshohet se e dha ish e dashura e tij për shkaqe hakmarrëse.
Gjykata e
Milanos ka hedhur poshtë kërkesën e katër të dyshuarëve italian për vrasjen
makabër të një shtetasi shqiptar në provincën e Senagos. Gjykata e
ka mohuar kërkesën e tyre pasi thuhet se ka prova të mjaftueshme të cilat
përfshijnë katër italianët në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit në një
vilë në Senego.
Trupi i shqiptarit të identifikuar si shtetasi, Astrit Lamaj u gjet më 19 janar
të këtij viti, ku gjatë një rikonstruksioni që po i bëhej një vile antike
në komunën Senago në provincën e Milanos.
Sipas hetuesve ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2013 ku urdhërin për
vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo
dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi.
Më pas tre ekzekutorët kanë kapur Astrit Lamajt dhe e kanë mbytur me një litar. Pasi e kanë vrarë, ekzekutorët e kanë murosur në vilën ku u gjet në janar të këtij viti.