Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

 Raporti/ Shumë depozita në monedhën euro, 34.3% e kredive kujdes nga kursi

13:58 / March 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro e paund 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa euro vijon të luhatet në nivele shumë të ulëta edhe për këtë vit, Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen për normën shumë të lartë të depozitave, ashtu si dhe të kredive të rrezikuara prej luhatjeve të monedhës së parbashkët evropiane. Në raportin e sapopublikuar mbi ecurinë e procesit të deeuroizimit, Banka e Shqipërisë evidenton dy ndryshime kryesore: rritja e mëtejshme e depozitave në valutë dhe rritja e depozitave në monedhën vendase me afat maturimi mbi një vit.

Zgjerimi i depozitave në valutë pasqyron një zhvillim në kahun e kundërt me objektivat e masave të Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, ndërsa rritja e depozitave në monedhën vendase me afat mbi një vit pasqyron një zhvillim pozitiv, pasi kështu bankat kanë burime më të qëndrueshme likuiditeti dhe ofrojnë më shumë alternativa për klientët që dëshirojnë të investojnë në terma afatgjatë në monedhën vendase.

Depozitat në valutë shënuan nivelin 55% të totalit të depozitave të klientëve, rreth 1.7 pikë përqindje (pp) më lart se fundi i gjashtëmujorit të kaluar dhe 3.2 pp më lart se një vit më parë. Depozitat me afat mbi një vit në monedhën vendase kanë shënuar rritje krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të kaluar, duke arritur në 17.1% të totalit, nga 14.5% gjashtë muaj më parë dhe 14.8% një vit më parë;

Kreditë në valutë arritën në 52% të tepricës së kredive, ose 0.8 pp më shumë sesa në fund të muajit qershor 2022 dhe 0.9 pp më shumë se një vit më parë. Kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit përbëjnë 34.3% të kredive në valutë, duke ruajtur nivelin e fundit të gjashtëmujorit të kaluar dhe duke rënë me 2.8 pp ndaj një viti më pare.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.