Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku do të vendoset mbi fatin e Partisë Demokratike, se kujt do i përkas partia, grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha apo Enkelejd Alibeajt.
Në përfundim të seancës përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka kërkuar prishjen e bendimit të datës 25 Mars dhe kthimin e çështjes për gjykim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i palës tjetër në këtë proces, Ivi Kaso është shprehur se kërkesa nuk mund të legjitimohet.
Gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit për shpalljen e vendimit.
Diskutimi:
Ivi Kaso: Nuk mund të ngrihen argumente të reja e pretendime të reja vetëm 2 ditë para vendimit.
Kthupi: A është komisioni i rithemelimit funksional. Nëse jo, kur ka mbaruar.
Ivi Kaso: Kolegu të lexojë Statutin.
Sefa: Sa anëtarë ka lista e nxjerrë nga sistemi, blu sistem?
Ivi Kaso: Nuk ka asnjë kërkesë padi që të ishim në gjyq. Pala vetë e tha që nuk ishim as palë e as pjesë e procesit. Sdua debat, kur ata nuk janë as palë e as pjesë e procesit.
Sefa: Kush ishte grupi nismëtar që mblodhi firmat?
Gjyqtari Kalaja: Këto janë shkaqe të ankimit.
Sefa: Kërkojmë prishejn e vendimi të 25.3 dhe kthim për gjykim
Kaso: Ne kërkojmë dhe vlerësojmë se pala nuk legjitimohet dhe nuk është përfaqësuese e një pale që të bëjë ankimim. Duam mospranim të ankimimi. Kërkojmë rrëzimin e ankimimit. Nëse nuk do rrëzohej do ishte oguri më i keq i gjykatës lidhur me partitë politike
Kaso: Kjo do të legjitimonte që cilido i pakënaqur në partitë politike, i palegjitimuar mjafton me një kërkesë dhe kështu do te zvarriste çdo akt.
