Gazetari shqiptar Milto Baka është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjarët e Bakës.
Baka ka një karrierë të gjatë në media. Për vite me radhë, ai ka mbajtur detyrën e shefit të Departamentit të Informacionit në RTSH.

