Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “INVESTING”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim dhe një grua po procedohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në mashtrime përmes platformave online.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat e Krimeve Kibernetike dhe Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sipas Policisë, gjatë ndërhyrjes në një ambient në rrugën e Kavajës, të përshtatur me poste pune, u kapën në flagrancë E. Xh., G. N., E. D., E. H. dhe E. A. Ata dyshohet se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian përmes platformave online.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç.

Ndërkohë, pronari i ambientit, T. B., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa E. A., 23 vjeçe, po procedohet në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 13 njësi kompjuterike, 19 telefona celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

Goditet skema e mashtrimeve kërkim pronari Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Ursula von der Leyen nis turin e ballkanit nga Tirana, takim me Ramën dhe Begajn

09:34 / September 30, 2026

Borxhi i Francës arrin rekord, 3.6 trilionë euro/ Presioni financiar rritet para zgjedhjeve të 2027

09:01 / September 30, 2026

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.