Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Tarti i Spacit!…

09:06 / March 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
331539305 1279411385975595 5202288890843946918 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Gjergj Marku

Tarti ka qenë qeni i njohur që jetonte me ish të burgosurit politik të Spacit deri në ditët e Revoltës së famshme. Historia e tij është një roman më vete.

Në faqet e librit “Baladë për Tartin e Spaçit” Hysen Haxhiaj tregon se Tarti flinte me të burgosurit, në të njëjtin kapanon, gjithmonë poshtë krevatit të ndonjë të burgosuri dhe çdo natë ai ndërronte vendin e fjetjes si për t’u bërë qejfin të gjithëve nga pak dhe si për ta ndarë dashurinë dhe mirënjohjen e tij me të gjithë. Autori kujton me emocione vetitë e këtij qeni, madje edhe rastet e kumteve të këqija të të burgosurve që ai i parandiente: “Ne i parandienim se dikujt nga ne do t’i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi familjare, pasi telegramet që na i nisnin ata të shtëpisë, mbaheshin në komandë me ditë të tëra. Mbaj mend kur Hakiut i kishte vdekur nëna dhe ata të komandës nuk na kishin treguar akoma. Tarti kishte qarë me zë dhe lehte tërë natën e natës poshtë krevatit të tij…”

Atë të burgosurit e shihnin dhe e trajtonin në mënyre të veçantë, si djalin e tyre të vetëm dhe secili i jepte nga një kafshatë nga 600-gramëshi i tyre i bukës së hidhur të izolimit dhe dhunimit total. Kështu Tarti ishte rritur me kujdesin dhe përkëdheljet e njerëzve që nuk e ngopnin barkun me bukë. Ashtu si e donin, edhe Tarti i ndihmonte këta njerëz, sipas mënyrës së tij. Për të këta njerëz flisnin si për një njeri të dashur dhe të shtrenjtë dhe Tarti megjithëse nuk merrte pjesë në rreshtim apo në apele, ishte atje i pranishëm mes tyre si një dhuratë e mëshirës qiellore…

Dhe më pas, një ditë, ai u kthye në një hero të vërtetë, një yll jete e frymëzimi në revoltën e Spaçit. Kur forcat e policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë filluan të rrihnin dhe të godisnin të burgosurit me leva, me bishta kazmash dhe lopatash, Tarti qante dhe ofshante si njeri. Dhe në mes të lotëve që derdhte si një njeri i gjetur në fatkeqësi, ai u sul kundër dhunuesve të të burgosurve të revoltuar, duke i gjakosur policët me dhëmbët e fuqishëm… Dhe kjo përcaktoi fatin e tij tragjik e heroik. Në prezencën e të burgosurve ata e dënuan me vdekje Tartin, të vetmin mik të të burgosurve. Të cilët e vajtuan me lot atë qenie hyjnore, që u kishte puthur duart të burgosurve dhe, madje, kërkuan që ta zëvendësonin ata në litar!..

Ky simbol mitik tashmë është vendosur mbi një prej taracave, ku duket se ai vazhdon ta risjellë në memorie gjithçka ka ngjarë në atë vend ferri!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.