Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Italia ndalon cigaret elektrike ne vendet publike

18:26 / March 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F4D9D72B CFED 4A6B A6B7 35C9B64DE5B5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së shpejti, Italia do të ndalojë pirjen e cigareve elektrike në bare dhe restorante të hapura në natyrë, por edhe në stacionet e metrosë, autobusëve, trenave dhe trageteve, si dhe në parqe publike. Teknikët e qeverisë po studiojnë dispozitën në fjalë, e cila pritet të dalë brenda vitit, si një përditësim i ligjit “Sirchia”, botuar 20 vite më parë.

Ministri Orazio Schillaci kishte njoftuar që në shkurt planet për të ndaluar pirjen e çfarëdolloj cigareje, edhe në vendet jo të mbyllura. Qeveria ka vënë në zbatim një fushatë të rëndësishme parandaluese, që mund të ndryshojë zakonet e shumë italianëve. Risia përfshin edhe produktet vape, Iqos apo të tjera të ngjashme të kësaj natyre.

Gjoba për shkelësit

Lamtumirë zonave të duhanit në aeroporte dhe ambiente të tjera të brendshme. Është gjithashtu rreptësisht e ndaluar reklamimi i cigareve elektrike, direkt ose indirekt. Gjoba për shkeljen e kufizimeve të reja është 275 euro, e ulur me 50% nëse paguhet brenda 60 ditëve.

Sanksionet do të vendosen nga policia rrugore ose oficerët e zbatimit të ligjit, të cilët do të thirren në rast të shkeljeve.

Reagimet

“E-cigaret po ndihmojnë shumë njerëz që të braktisin cigaret e zakonshme. Si një ish-duhanpirës që e la duhanin 4 vjet më parë, ndalimi i pirjes së duhanit në natyrë duket i tepërt. Çfarë po thoni?”- shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini.

Po kështu, edhe shumë përdorues të tjerë të Twitter-it e jo vetëm shprehen se ndalimi i cigareve elektrike edhe në zona të hapura është vendim ekstrem.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.