Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Udhëtim në kohë, pullat postare dhe rrugëtimi i pandalshëm i Posta Shqiptare

09:50 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 03 07 at 09.48.03
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të kthehesh pas më 5 maj të 1913-s, pa rrëfime të ngjyrosura, por me simbolin më të vyer të historisë së Shqipërisë: pullat postare. Me to, përjeton gjithashtu rrugëtimin 110-vjeçar të Postës Shqiptare; kupton thellësisht konsolidimin e shërbimeve të saj postare, konkretisht se çfarë e bën të jetë shoqëria më e madhe tregtare në vend.

Bëhet fjalë për shumë emisione pullash, me tipare unike e shprehëse. Koleksionistët ndajnë të njëjtin mendim përsa i takon pasurisë së çmuar të Postës Shqiptare. Sipas tyre, pullat gëzojnë tematika spikatëse, të cilat pasqyrojnë më së miri jo vetëm historinë, por edhe trashëgiminë natyrore e kulturore të Shqipërisë. Rrugëtimi drejt së ardhmes është i pandalshëm, sikurse puna e vazhdueshme e Postës Shqiptare për të tjera emisione pullash, cilësore e plot vlera.

Është treguar kujdes që temat kombëtare të zënë vendin më të madh në emëtimin e tyre; figurat atdhetare gjithashtu zënë hapësirë të rëndësishme. I njëjti përkushtim shfaqet për emisionet “Flora” dhe “Fauna”, por edhe për evenimentet, aktivitetet dhe figurat e shquara ndërkombëtare nën ciklin e emisionit “Europa”. Paraqitja e pullave s’mund të cilësohet veçse dinjitoze, jo vetëm për shkak të futjes së elementeve të reja filatelike, por edhe nga ana cilësore e kompozicionale.

Larmishmëria e tyre, është impresionuese. Pikërisht për këtë arsye që shoqëron misionin e Posta Shqiptare për t’i folur gjeneratave të reja të vërtetën e rrënjëve të tyre është ngritur një hapësirë e dedikuar, ku ekspozohen pullat e emëtuara ndër vite, si dhe objekte të vjetra autentike të Postës. Posta Shqiptare nuk është thjesht një institucion që ofron shërbime utilitare. Angazhimi i saj në ruajtjen dhe pasurimin e pullave postare, edhe në sajë të ngritjes së një galerie të kuruar, e dëshmon më së miri këtë.

Posta Shqiptare kontribuon me perfeksionizëm për mirëqenien e qytetarëve dhe të vendit, duke mos harruar se njohja e së shkuarës parashtron të ardhme premtuese. Për të gjithë ju të interesuarit, mund t’i drejtoheni sektorit filatelik dhe porositë tuaja mund t’i dërgoni me email në adresën fizike, ose në email-et e shkruara në website-n e Posta Shqiptare.

pullat postare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.