Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD-ja nuk bashkohet, Paloka i mbyll “derën” Alibeajt: Vulën nga Rama, votat nga Berisha

12:13 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy grupet në PD nuk do të bashkohen për 14 Majin, dhe Berisha do vijojë bashkëpunimin me Metëm. Deputeti Edi Paloka, pjesë e grupit Berisha ka deklaruar se ftesa e Alibeajt drejtuar të kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai ka theksuar se në këtë mënyrë synon të shkatërrojë PD dhe opozitën shqiptare. Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.

“Që kur del nga goja e Alibashëve nënkuptohet që është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar këtë, vulën ua jep Rama. Janë hapur bashkëpunëtorë të Ramës dhe tani partitë propozojnë bashkëpunim me PD. E gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës për të shkatërruar PD dhe opozitën shqiptarë, këta janë bashkëpunëtorë dhe shërbëtorë të Ramës në këtë lojë. Si papritur këta pranojnë kandidatët e primares dhe kur bëheshin negociatat nuk i njihnin primaret. Është hipokrizi për ta dëmtuar PD në zgjedhje për të cilat tentuan ta linin jashtë në zgjedhje”.

Po ashtu Paloka theksoi se janë në negociatat me partitë e tjera opozitare për të hyrë në koalicion në zgjedhje. “Janë të gjitha partitë që kemi pasur koalicion, po bisedohet edhe me partitë e tjera të koalicionit. Sipas formulës që ka Kodi zgjedhor do të duhet të gjejmë formulën optimale për koalicionin”.

edi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.