Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjiknuri bashkëbisedim me mësues të shkollave në Elbasan: Keni mbështetjen tonë, qeveria do vijojë investimet në arsim

21:17 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri el
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me mësues të shkollave “Kostandin Kristoforidhi” dhe Liceut Artistik “Onufri”.

Në fjalën, Gjiknuri që është dhe drejtues politik i qarkut shprehu mirënjohjen mësuesve për sakrificat e tyre në përmbushjen e misionit. Ai theksoi se Elbasani është djepi i arsimit.

“Është gjithmonë privilegj që të urosh gëzuar 7-Marsin nga Elbasani. Elbasani, dihet, si djepi i arsimit dhe vërtet është kënaqësi për mua që ndodhem këtu.  Arsimi është gjithçka.

Është punë ezauruese, është punë e lodhshme po është puna më fisnike. Është investimi më i madh që ne i japim brezave nëpërmjet  transmetimit të dijes. Prandaj gjithmonë duhet të jemi krenarë për këtë gjë dhe shoqëria duhet të jetë shumë borxhlije”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve siguroi mësuesit për mbështetjen e qeverisë shqiptare për vijuar investimet në arsim.

“Çfarë mbjellim sot do ta korrim nesër dhe kjo është shumë e vërtetë.  Le të mendojmë për të mirën e përbashkët si qytetarë. Të bëjmë më të mirën për Elbasanin.  Nga kjo pikëpamje ne do punojmë të gjithë bashkë për ta bërë këtë të mundur.  Qeveria shqiptare një gjë e garanton do vazhdojë të mbështesë Elbasanin me të gjitha investimet e nevojshme, patjetër pa harruar arsimin dhe sportin.  Kemi dy elbasanllinj të mirë, kemi dhe Evisin kemi dhe Gledin që punojnë shumë ngushtë me njëri-tjetrin për ta bërë këtë të mundur përditë. Faleminderit për punën që bëni përditë dhe ju jemi borxhlinj për çdo ditë të shpenzuar në punët tuaja me brezat e ardhshëm”, tha Gjiknuri.

bashkebisedim Gjiknuri mesuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

13:04 / May 26, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.