Policia e Tiranës ka njoftuar që gjatë orëve të para të mesnatës, persona të panjohur i kanë vënë tritol një biznesi në Kamëz, në rrugën “Demokracia”. Raportohet se pak ditë më parë këtij marketi iu thyen xhamat e pas mesnate u hodh në erë me C4. Policia po punon për kapjen e autorit.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.
Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.