Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Braverman: Masat që kemi shpallur për emigrantët ilegalë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

14:07 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Suella Braverma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman vazhdon të mbrojë legjislacionin e diskutueshëm të vendit për emigrantët ilegalë, duke thënë se qeveria nuk është duke “shkelur ligjin”, transmeton Anadolu.

“Ne kemi shumë besim se masat tona që kemi shpallur dje janë në përputhje me detyrimet tona të së drejtës ndërkombëtare, si për shembull, me Konventën për Refugjatët dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha ajo për “Sky News”.

Britania të martën prezantoi projekt-ligjin për emigracionin ilegal, i cili lejon ndalimin dhe deportimin e shpejtë të secilit që hyn ilegalisht në vend.

Pas njoftimit, Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) shprehu shqetësim për këtë çështje, duke thënë se “nëse miratohet legjislacioni, do të përbënte ndalim të azilit”.

Braverman tha se rreth 45 mijë persona kanë arritur ilegalisht në Britani vitin e kaluar. “Duhet të marrim masa, ‘status quo’-ja është e papranueshme”, tha ajo duke mbrojtur propozimin.

“Ardhja këtu pa baza ligjore dhe pa leje është shkelje e ligjeve tona dhe të kalosh nëpër një vend të sigurt ku ata duhet të kishin dhe mund të kishin kërkuar azil”, tha Braverman.

Plani i ri i qeverisë britanike për të ndaluar emigrantët me varka të vogla është pritur me kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe avokatët e refugjatëve, të cilët argumentojnë se kjo shkel të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimet e Britanisë ndaj konventës për refugjatët.

Plani përfshin ndalimin e shumicës së atyre që mbërrijnë me varka të vogla për 28 ditët e para pa lirim me kusht ose rishikim gjyqësor dhe pa mundësinë që të parashtrojnë kërkesë për ndalimin e dëbimit deri pas largimit të tyre.

Sipas organizatës “Amnesty International”, të drejtat e migrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve mbrohen sipas të drejtës ndërkombëtare, pavarësisht se si dhe pse mbërrijnë në një vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

22:20 / October 30, 2026

Policia bastis Gjykatën Supreme të Polonisë, presidenti i vendit kthehet me nxitim nga udhëtimi jashtë vendit

21:40 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.