Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Elena me urdhër mbrojtje ndaj Dan Hutrës, vëllezërit: Nuk dinim asgjë për konfliktet

21:38 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fari hysa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja në Paskuqan ndodhi ekzaktësisht në orën 12:39 minuta. 5 minuta e 30 sekonda ishte koha që iu desh Dan Hutrës që nga ardhja e tij me veturë, dhe deri kur tregoi forcën e tij me gratë e familjes Hysa.

Kjo dukej të ishte një ngjarje e paralajmëruar. Në 16 qershor të vitit 2022, Hutra ishte arrestuar nga Policia për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa. Kishte dalë nga burgu në 16 shkurt të vitit 2023 për të çuar deri në fund një seri krimesh që I mendonte prej kohësh.

Absurdi i kësaj historie është se Elena Hysa ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata që në 24 qershor të vitit të shkuar me afat deri në 24 qershor të këtij viti.

Nga audioja e videos së dalë nga kamera e sigurisë në Paskuqan dëgjohet se Hutra ka bërë si fillim dy të shtëna teke me kallashnikov. Më pas ai ka lëshuar disa breshëri ndaj grave që gjeti në banesë, dy prej të cilave mësohet se ishin duke larë makinën në oborr. Jashtë gardhit të banesës shihen fëmijë të sapo ardhur nga shkolla që vrapojnë të tmerruar.

“Jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN-në e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete”.

Ai kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së lindur vetëm pak muaj më parë. Në këtë familje, Hutra kishte pasur si objektiv primar edhe ish-vjehrrin.

Por, duke qenë se nuk e kishte gjetur në shtëpi, ka qëlluar ndaj grave. Referuar dinamikës në vendngjarje, atij i është bllokuar kallashnikovi pasi ka ekzekutuar motrën e ish gruas dhe bashkëshorten e ish kunatit. Më pas, ka nxjerrë thikën duke plagosur Elenën dhe ish-vjehrrën.

Dan Hutra Elena Hysa Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.