Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

324 infermierë janë punësuar në vetëm 2 muaj, Manastirliu: Vijojmë rritjen e targetuar të pagave

12:02 / March 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në një takim me infermierët e rinj të punësuar në dy muajt e parë të këtij viti nga Portali ‘Infermierë për Shqipërinë”.

“Tashmë prej 2018-ës ne e kemi siguruar dhe fakti që jemi sot këtu tregon që ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të fuqizuar sistemet e rekrutimit mbi bazë të meritës dhe transparencës dhe ju jeni dëshmi e këtij realiteti. Jeni 324 infermierë e teknikë të shkencave mjekësore, që jeni punësuar në vetëm dy muaj e pak në sistemin shëndetësor publik”,- bëri me dije Ministrja Manastirliu.

Në takimin me infermierët e rinj, Ministrja Manastirliu tha se pas rritjes me 50 mijë lekë për mjekët specialistë, rritja e pagave të targetuara do të vijojë.

“Ne nga pikënisja rritëm me 63% pagat për gjithë personelin tonë shëndetësor edhe këtë vit do të ketë rrijte page me 7% për personelin infermieror dhe për mjekët e familjes. Lajmi i madh që u dha në Kongresin e Shëndetësisë ishte se për mjekë specialistë do të kemi një rritje page të targetuar këtë vit, por duke filluar nga viti tjetër e në vazhdim ne do të vijojmë që të kemi rritje të targetuara edhe për kategoritë e tjera në Shëndetësi”,– theksoi Manastirliu.

Duke folur për lëvizje e profesionistëve të Shëndetësisë Ministrja Manastirliu tha: “Po adresojmë sfidën e mobilitetit të lëvizjes së profesionistëve, që është një sfidë e cila nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por ka prekur rajonin dhe Europën. Përmirësimi i kushteve të punës, investimet në vazhdim dhe incetivimi nëpërmjet rritjes së pagave janë tre kolonat kyçe që ne jemi duke adresuar këto sfida që po përballet jo vetëm Shqipëria”,- tha Manastirliu.

Portali “Infermierë për Shqipërinë” tashmë është kthyer në një instrument i cili promovon punësimin në bazë meritokracie dhe transparence duke i mundësuar sistemit shëndetësor të rekrutojë më të mirët. Mbi 5 mijë infermierë janë punësuar me portal nga janari 2018 që kur nisi aplikimin ky instrument. Vetëm gjatë procesit të fundit kanë aplikuar 2,030 teknikë të shkencave mjekësore. Për periudhën janar-shkurt 2023 janë punësuar 324 teknikë të shkencave mjekësore në strukturat shëndetësore publike.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.