Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE i jep 80 milionë euro Maqedonisë së Veriut për të përballuar krizën energjitike

22:28 / March 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maqedoni e Veriut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maqedonia e Veriut mori ndihmën prej 80 milionë euro nga Bashkimi Evropian për të përballuar krizën energjitike. Ky fond do të shërbejë si ndihmë për konsumatorët familjarë, shkollat, kompanitë publike lidhur me shpenzimet e energjisë elektrike, përkatësisht për përballjen me masat anti-krizë të cilat do t’i ndërmarrë qeveria në Shkup.

Paketën prej 80 milionë euro e njoftoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë një vizite në tetorin e vitit të kaluar në Shkup.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer tha se kjo paketë ndihme flet për premtimet dhe solidaritetin e BE-së jo vetëm për vendet anëtare të Bllokut por edhe ato të ardhshme “si vlerë e prekshme themelore”.

Ndihma është në kuadër të fondit prej një miliard euro që BE-ja ka premtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që popullësia e rajonit të përballojë problemet e shkaktuara nga kriza energjetike.

Autoritetet maqedonase janë shprehur mirënjohëse për premtimin e mbajtur të BE-së. Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se qeveria ka parashikuar një shumë prej 225 milionë euro nga buxheti i saj për vitin 2023 për menaxhimin e krizës energjetike. Ai tha në një konferencë shtypi se qeveria e tij arriti të mundësojë furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset dhe bëri rritjen e prodhimit të kapacitetit vendor.

Zëvendës-kryeministri Bojan Mariçiç, i ngarkuar me Çështjet e Integrimit Evropian, tha se “kjo është më tepër se sa mbështetje financiare që ndihmon përshpejtimin e transformimit të shoqërisë dhe përgatitjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në familjen evropiane”.

Autoritetet maqedonase synojnë rritjen e efikasitetit energjetik të objekteve shëndetësore në pjesën më të madhe të qyteteve dhe përforcimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në disa rajone të vendit me prodhimin e “energjisë së gjelbër”.

Kriza energjitike sikur se edhe në shkallë globale, ka ndikuar në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Vendi importon një pjesë të madhe të energjisë për nevojat e brendshme. Kriza ka bërë që të rriten çmimet jo vetëm të energjisë elektrike dhe gazit por edhe çmimet e produkteve ushqimore.

BE krize energjitike maqedoni e veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.