Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, teksa shprehu keqardhje për situatën aktuale në të cilën ndodhet kampi blu, theksoi se ka ardhur koha që të ketë një bashkim mes tyre.
Në emisionin “Kjo Javë”, ajo deklaroi se ka ardhur momenti që Partia Demokratike të bashkohet dhe të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.
“Tani ka ardhur një moment reflektimi. Alibeaj ka pritur. Duhet ta kishim nisur një fazë tjetër. Duhet të nisnim negociata konkrete. Mbase duhet të trokasim në derën e zotit Berisha për të folur. Le ta prishim këtë mur. Ne kemi ngritur një grup negociator, që e njohin partinë nga thelbi. Ndiej rryma nëntokësore, që janë larg vëmendjes së medias dhe besoj se negociata po ndodhin. Por nuk e di sesa të sinqerta janë këto rryma, nuk e di. Unë kam qenë skeptike me vendimin e shkallës së parë. Ka patur një precedent shumë të rrezikshëm”, tha Açka.”
E pyetur nëse e sheh të mundur rikthimin e Lulzim Bashës, Açka u përgjigj se nuk e konsideron diçka të pamundur.
“Rikthimin e Bashës nuk e shoh të pamundur, por nëse PD do vërtetë të demokratizohet, atëherë nëse do të hyjë në garë të hyjë i barabartë si gjithë të tjetër. Nuk ka për të ndodhur më 13 qershori.”