Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministri Klosi nga Shiroka: Shkodra qendër turizmi, do të organizojme 168 festa gjatë 2019-ës

16:57 / April 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
97312687 323b 41e4 935c d8e5d6017b73 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me qëllim promovimin e Shkodrës si destinacion turistik, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për turistët e huaj, shoqatat e turizmit kanë realizuar kalendarin e parë me 168 festa lokale, që do të organizohen gjatë 2019-s. Një iniciativë, që pritet ta shndërrojë Shkodrën në një festival vlerash, traditash, për të pritur shumë më shumë turistë. Ky ishte një nga qëllimet e aktivitetit, që ministri Klosi realizoi me operatorë turistikë, banorë, përfaqësues të shoqatave të mjedisit dhe të turizmit, në praninë e prefektit të qarkut Shkodër dhe deputetit socialist Ditmir Bushati, në liqenin e Shirokës. Aktivitet i zhvilluar në kuadër të diskutimit që ministry Klosi ka nisur në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një pasaporte për çdo zonë të mbrojtur dhe shndërrimin e tyre në destinacione turistike. “Zona e liqenit të Shkodrës padyshim mund të shndërrohet fare lehtë në një destinacion të vërtetë turistik, që është jo vetëm i bukur, jo vetëm mikpritës, por që ka edhe rregulla menaxhimi. E kush më mirë se komuniteti që jeton me liqenin, që e shfrytëzon atë, do duhej të ishte disktutanti i pare për këtë temë. Pra, cfarë mund të bëjmë që ky liqen të jetë një destinacion turistik? Ku jemi ne që të kemi mundësinë që t’i afrojmë një ofertë tjetër turistike? A e kemi ne këtë në Shirokë? Padyshim që e kemi mundësinë që këtu të jetë një pikë ku të gjithë të ndalojnë. Dhe investimet që po bën buxheti i shtetit nëpërmjet fondit shqiptar të zhvillimit me një projekt transformues të zonës, për ta bërë atë një qytet karakteristik të gjithë rajonit të Mesdheut”, tha ministri Klosi. Ministri tha se gjatë këtij viti turistik, do të organizohen mbi 200 festa lokale, që nuk do të shtrihen vetëm në sezon, por gjatë gjithë vitit. “Qarku i Shkodrës ka evidentuar plot 168 festa fetare, lokale, të turizmit, agroturizmit të cilat mund të jenë një spunto e vërtetë që në qoftë se kemi mundësinë që këtë ta promovojmë të kemi se ku të cojmë turistët apo ku t’i cojmë pushuesit shkodranë, lezhjanë tiranasit. Vjet ne tentuam për të organizuar festën e Krapit këtu në liqenin e Shkodrës. Është një ide që do ta mbështesim këtë vit për të pasur mundësinë që jo vetëm të vijnë dhe të kemi një ekspoze të gjithë këtyre lokaleve që prodhojnë këtë produkt kaq interesant dhe me kaq emer në të gjithë Shqipërinë saqë ne të kemi një lidhje, por të kemi një garanci dhe kjo garanci na duhet dhënë që sot nga operatorët e hoteleve dhe restoranteve të gjithë qarkut që në qoftë se caktojmë disa ditë në sezonin turistik apo dy tre herë ta bëjmë këtë gjatë sezonit turistik tur operatorët sjellin këtu autobuzat me turistë që jo vetëm të shikojnë bukurinë e liqenit, por të testojnë produktin tuaj dhe të bëjnë biznes”, u shpreh ministri Klosi, i cili pranoi se megjithëse Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, ka ende plazhe si Velipoja apo Rrjolli, ku ujërat e zeza derdhen në det. “Pra këtu janë disa kontradikta që koha do t’i përmirësojë, por ne duhet që t’i japim më shumë vrull dhe për këtë duhet të kemi më shumë ekonomi, më shumë biznes, të kemi më shumë turizëm dhe t’ju kemi ju të gjithë së bashku në këtë përpjekje të mire strukturuar”, tha ministri Klosi.


  • 5043336f 5292 4a77 9612 b7cbdd17594d
  • 97312687 323b 41e4 935c d8e5d6017b73 1 1
  • ce94ecf2 3664 4b4c 952d eb1b250119a6

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë, ministri Lamallari jep lajmin e mirë: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit

20:40 / July 9, 2026

“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”, Spaho: E vështirë të thithësh investitorë të tillë!

20:58 / July 7, 2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

20:18 / July 7, 2026

QKB apel bizneseve: Pasqyrat financiare për vitin 2025 të dorëzohen brenda 31 korrikut

14:37 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.