Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy kushërinj përballë njëri-tjetrit në zgjedhjet e 14 majit

12:30 / March 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1678705747xxhelili 457
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Libohovë nuk është një nga më të rëndësishme, por rasti i fundit e ka kthyer atë në një garë interesante.

Kjo, duke qenë se në këtë bashki kandidojnë dy kushërinj: Adi Xhelili nga grupi i Berishës dhe Leonard Hide nga PS.

Xhelili, pas publikimit të këtij, fakti, ka bërë një reagim.

“Për bashkëqytetarët e mi! Që prej datës 4 dhjetor 2022, jam në garë si kandidat për kryetar bashkie i Libohovës, propozuar nga antarësia e Partisë Demokratike, i votuar po nga kjo antarësi dhe simpatizantët me formulën ” një antar, një votë”, pra një kandidat i votuar dhe jo i emëruar.

Pavarësisht kësaj, ajo që më ka motivuar më shumë për të sprovuar veten në një garë të ndershme, ka qenë mbështetja e padiskutueshme e JUAJA në të paktën 10 vitet e fundit, për të mos thënë në gjithë vitet më të rëndësishme së jetës sime, ku falë profesionit si arsimtar, drejtues e menaxhues, jam përpjekur të bëj më të mirën në dobi të punës dhe misionit tim.

Parimi im ka qenë, të mbaj larg politikën dhe qëndrimet personale ndaj njerëzve të mi dhe kësaj ia kam dalë me këmbëngulje dhe mirëkuptim. Sot jam para një fakti që kundërshtari im, është kushëriri im.

Të dashur miq! Garën time nuk e kam me të! Garën time e kam me modelin qeverisës që ofroj, me punën që ofroj dhe me vizionin tim kundër një modeli të deritanishëm hermetik, abuziv dhe shpresëhumbur. Që në nisje të garës jam i fituar sepse unë kam ardhur si produkt i juaji, me bindjen time të plotë e të pandikuar, i lirshëm e ne mbështetje masive.

Motivi im: Të rikthejmë pushtetin vendor në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të etjes për pushtet! Asnjeherë nuk e kam menduar dhe besuar se mund të meritoj diçka në mënyrë të padrejtë, në kurriz të dikujt tjetër apo i ndikuar nga dikush tjetër.

Familja, besimi, vendlindja për mua janë të shenjta, mbi to nuk ka të tjerë. Kurani dhe Bibla e mëson njeriun të jetë i duruar, të luftojë të keqen, të nderojë parardhësit e të mos reshtë për fëmijët. Historia e Jozefit apo e Judës u kanë dhënë leksione njerëzimit se si të sillen me njeri-tjetrin, por më shumë u kanë mësuar se si të falin. Sprova ime: Të fitoj bashkë me JU këtë garë, duke sjellë një bashki për JU, një drejtim e menaxhim dinjitoz, transparencë dhe vendimarrje të drejtë. Tani prova është në dorën TUAJ”, shkruan ai.

LIBOHOVE XHELILI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.